6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistrja Gjermane për Evropën dhe Klimën, Dr. Anna Lührmann , vizitoi Qendrën...

Ministrja Gjermane për Evropën dhe Klimën, Dr. Anna Lührmann , vizitoi Qendrën LOJA-Tetovë.

Qendra LOJA-Tetovë, me datë 18 korrik 2023, ka pritë për vizitë Ministren Gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën Dr. Anna Lührmann, së bashku me Ambasadoren e Gjermanisë Petra Drexler  dhe z. Florian Träger-Steintje, Shef i Departamentit për Kulturë dhe Shtyp.

Në pjesën e parë të takimit me ekipin e LOJA-s, fillimisht u ështe prezantuar Qendra LOJA me fokus të vecantë në aktivitetet, toka aktuale si dhe planet tona, me fokus të veçantë në projekte të karakterit rajonal.

Poashtu ata diskutuan edhe zhvillimet e fundit në vend, Ballkanin Perëndimor si dhe përpjekjet e aktorëve të ndryshëm joshtetërorë për një rajon paqësor dhe të begatë.

Ekipi i LOJA ndau mendimin e tij se asnjë proces nuk duhet të jetë një justifikim për mospërmbushjen e agjendës së brendshme. Përkundrazi, ne besojmë se përmbushja e agjendës së brendshme do të nxisë procesin e BE-së.

Në pjesën e dytë të takimit, takimi u hap edhe për aktivistët e Qendrës LOJA. Në një diskutim të hapur, ata patën mundësinë të ndajnë dhe debatojnë me delegacionin gjerman për çështje të rëndësishme për të rinjtë si dhe sollën përvojat e tyre të aktivizmit.

Qendra LOJA falënderoi delegacioni gjerman për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme (për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për mbështetjen ndaj Shoqërisë Civile)

Prania dhe mbështetja gjermane dhe evropiane për rajonin mbeten vendimtare për të ardhmen. LOJA do të vazhdojë të ndërmarrë hapa realë dhe përgjegjësi të plota në misionin e saj dhe të qëndrojë e përkushtuar për rritjen dhe forcimin e kësaj marrëdhënieje të veçantë.

Njëherësh ju kujtojmë se Qendra LOJA e ka ndërtuar veten në një organizatë hibride e cila në një ane mban lidhje të ngushta me bazën dhe nga ana tjetër ndikon në vendimarrje politike  dhe zhvillimet e rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pervec ndërtimit te shume rrjeteve dhe zhvillimin e aktiviteteve në rajonin e Ballkanit, theluesi I Qendres LOJA, Bujar Luma ne periudhen 2014-2017 I angazhua  si anëtar i Ekipit të Përbashkët Koordinues të FGYO,  grup thelbësor prej tre lehtësuesish përgjegjës për procesin e krijimit të Zyres Rinore per Bashkëpunimit Rajonal, një nga rezultatet e rëndësishme të procesit të Berlinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments