Arabia Saudite ra dakord sot të blinte dronët turq në kontratën më të madhe të mbrojtjes në historinë e Turqisë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit midis firmës turke të mbrojtjes Baykar dhe ministrisë saudite të mbrojtjes.
Erdogan arriti të hënën në qytetin saudit Jeddah ndërsa do të ketë një turne në vendet e Gjirin Persik, raporton reuters.
Suudi Arabistan Savunma Bakanlığı (@modgovksa) ile Bayraktar #AKINCI TİHA ihracatı ve iş birliği sözleşmesi imzaladık.
Türkiye Cumhuriyeti tarihinin en büyük savunma ve havacılık ihracatı sözleşmesi hayırlı ve uğurlu olsun. 🇹🇷🇸🇦#MilliTeknolojiHamlesi 🌍🇹🇷 https://t.co/Y3JwhZV826 pic.twitter.com/iCfehdIHs6
— Haluk Bayraktar (@haluk) July 18, 2023
Arabia Saudite do t’i blejë dronët “me synimin për të rritur gatishmërinë e forcave të armatosura të mbretërisë dhe për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse dhe prodhuese”, tha ministri i Mbrojtjes, Princi Khalid bin Salman.
Nuk u dhanë detaje rreth vlerës së marrëveshjes, por CEO i Baykar, Haluk Bayraktar tha se ishte kontrata më e madhe e eksportit të pajisjeve mbrojtëse dhe aviacionit në historinë e Turqisë.
Investimet dhe financimet nga Gjiri kanë ndihmuar në lehtësimin e presionit mbi ekonominë e Turqisë dhe rezervat e saj valutore që nga viti 2021, kur Ankaraja nisi një përpjekje diplomatike për të riparuar lidhjet me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Turqia kishte qenë në mosmarrëveshje për vite me dy shtetet e Gjirit lidhur me mbështetjen e Ankarasë për lëvizjet pro-demokratike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut si dhe vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në vitin 2018. /Telegrafi/