Izet Mexhiti, një nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së u nda nga ky subjekt politik dhe që sot ka filluar procedurën për formimin e një lëvizjeje të re dhe këtë e konfirmoi për TV21. Qëllimi i Lëvizjes në krye me Mexhitin është bashkimi i frontit opozitar, duke paralajmëruar se do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë ndryshe opinionin. Në këtë rrugëtim Mexhiti nuk e ka përkrahjen e Blerim Bexhetit i cili u shpreh kundër ndarjes nga BDI, mirëpo mbështetje ka gjetur te deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, i cili për TV21 deklaroi se do të jetë bashkëthemelues i kësaj lëvizjeje.