5.8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKa përfunduar kontrolli hetimor në arkivin e djegur të Gjykatës së Kumanovës

Ka përfunduar kontrolli hetimor në arkivin e djegur të Gjykatës së Kumanovës

Nga Gjykata e Kumanovës konfirmuan se kontrolli hetimor në arkivin e djegur ka përfunduar. Në një prononcim për MIA-n, kryetarja e gjykatës, Snezhana Manev tha se nga prokuroria kanë marrë udhëzime për funksionimin e mëtutjeshëm të gjykatës.

“Prokuroria na bëri me dije se mund të marrim masa për sanimin e pasojave të zjarrit. Kjo përfshin lidhjen e energjisë elektrike, lidhjen e ujit të cilat janë shkëputur pas zjarrit. Gjithashtu do të riparohen xhamat e dritareve, si dhe do të rinovohet pjesa e bodrumit që është përfshirë nga zjarri. Inspektimi do të tregojë arsyet e zjarrit. Për të gjitha këto drejtime është njoftuar Këshilli Gjyqësor”, tha Manev.

Hyrja e gjykatës dhe katet e sipërme nuk janë djegur. Zjarri në hapësirat e bodrumit të gjykatës së Kumanovës ka rënë pardje në ora 01:35. Është shuar nga disa ekipe të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës pardje dhe dje, pasi kishte duke dalë tym nga arkivi i shtresuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments