Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar në mbledhjen e sotme të qeverisë arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Europian për të çtensionuar situatën në veri. Sipas Kurtit, në planin me 4 pika parashikohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës dhe uljes së prezencës së policisë. Ndërkohë Prishtina zyrtare angazhohet për mos rritjen e tensioneve me Beogradin.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e përjavshme të qeverisë ka dhënë detaje mbi marrëveshjen për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Sipas Kurtit, në bazë të marrëveshjes që përmban 4 pika të arritur në Bratisllavë nga Zv.kryeministri Bislim Bislimi dhe emisari i BE, Miroslav Lajçak, 25 përqind e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri do të zhvendosen diku tjetër dhe se Prishtina zyrtare angazhohet për mos rritjen e tensioneve me Beogradin.
Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit në përfundim të verës.
Kreu i qeverisë së Kosovës evidentoi nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
Në fund të fjalës së tij Albin Kurti theksoi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, dy palët duhet të pranojnë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.
© SYRI.net