Ndërmarrja Publike Tetova është me dy rroga minus ndaj punëtorëve, por nga kjo ndërmarrje thonë se kjo ndodh për shkak mos pagesës së faturave nga ana e qytetarëve. Lulzim Shaqiri bën apel që qytetarët të jenë më të vëmendshëm ndaj faturave të ujit dhe mbeturinave që të mund edhe të punësuarit e kësaj ndërmarrje të marrin rrogën në kohë. Në bazë të përllogaritjeve ndërmarrja inkason gjithsej 18 deri në 19 milionë denarë, ndërsa që të funksionojë pa asnjë borxh, ndërmarrjes i duhen 24 milionë denarë.
“Patëm një rënie për 30% të të hyrave. Nga vetë fati se të hyrat vjetore i kemi 60 apo 61% të të hyrave të rregullta mujore prej faturimit, por këtë muaj na ra tek 40% dhe muaji që kaloi ishte 40 % dhe me atë na shkaktoi pengesë.”- tha Lulzim Shaqiri- NPK Tetova.
Bllokimi i llogarisë së NPK-së ndodh për shkak të borxhit të vjetër që ka kjo ndërmarrje ndaj Drejtorisë për të hyra publike, borxh i mbetur nga periudha 2005.
“Kërkesa e borxhit nga Drejtoria e të hyrave publike, ndaj një borxhi shumë i vjetër, i vitit 2005. Që në vitin 2013 ka pasur riprogramim dhe ka një vlerë shumë të lartë dhe nëse aktivizohet ai borxh neve na shkakton pengesë në pagesa.”= pohoi Lulzim Shaqiri- NPK Tetova.
Borxhi i NPK Tetova ndaj DAP-së është 105 milionë denarë, një borxh që kjo ndërmarrje e ka nga viti 2005. Në bazë të të dhënave të NPK-së fshatrat në komunën e Tetovës dhe lagjet periferike nuk paguajnë faturat e mbeturinave edhe ujit.