7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeUshtarit të KFOR iu pre këmba pasi u dhunua nga grupet serbe,...

Ushtarit të KFOR iu pre këmba pasi u dhunua nga grupet serbe, Mehaj: Kriminelët të ndëshkohen

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez të cilit iu pre gjymtyra e poshtme këtë të hënë, pas lëndimit që mori nga ana e grupeve kriminale serbe në Zveçan.

Përmes një postimi në facebook, Mehaj, thekson se grupet kriminale që dhunuan ushtarët e KFOR-it në Zveçan duhet të marrin dënimin e merituar.

Ai shton se dhuna është e papranueshme dhe se askush formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit në Kosovë.

“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ana e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruan meja në facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments