4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJa si e komenton Bujar Osmani vendimin për formimin e partisë së...

Ja si e komenton Bujar Osmani vendimin për formimin e partisë së re

Nuk është hera e parë që nga BDI kanë dalë parti, struktura,.. Mund të ju përmend disa raste të tilla dhe e dini se ku janë sot. BDI nuk është parti epizodike. BDI është parti e cila po etablohet si parti e qëndrueshme dhe kjo është sfida më e madhe e jona. Kështu iu është përgjigjur pyetjes gazetareske për fragmentarizimin e fundit në BDI, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Sipas tij, dëmi më i madh që i është bë skenës politike shqiptare është mospasja e kulturës institucionale për të pasur parti të qëndrueshme që do të ballafaqohen me sfidat e kohës. “Na duhet parti politike e cila do të jetë e qëndrueshme, por këtë nuk e kanë dashur të gjithë dhe e kanë sfiduar në çdo mënyrë të mundshme.

Dhe, unë kam thënë se kjo është sfiduar në dy mënyra: një- nga jashtë, shërbimet e ndryshme dhe dy, duke e përdorur bajraktarizmin e theksuar edhe te ne si kulturë. Secili të jetë kryetar i mëhallës së vet. Kishim një periudhë, secili qytet kishte nga një lider dhe kjo ka qenë qëllimi: shpërndani nëpër qytete le të merren me problemet e qyteteve dhe askush të mos flet në emër të bashkësisë etnike”, tha Osmani.Kjo ka qenë tendenca gjithmonë, thotë ai. “Dhe kjo që ndodh është e njëjta tendencë. Por do të përfundojë ashtu si kanë përfunduar tendencat e kaluara, për shkak se njerëzit tashmë janë vetëdijesuar dhe e kuptojnë se e ke zërin e fuqishëm vetëm nëse nuk je i fragmentuar”, përfundoi ministri Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments