9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionSkandali me Ramën/ Izair Ganiu porosi Bilall Kasamit: Zoti s’ta merr shpirtin...

Skandali me Ramën/ Izair Ganiu porosi Bilall Kasamit: Zoti s’ta merr shpirtin pa ta marr ftyrën.

Ish aktivisti dhe mbështetësi i Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Besa, i njohur në opinionin tetovarë si Izo Ganiu i ka reaguar ashpër kreut të Tetovës pas skandalit që ky i fundit e bëri me Edi Ramën.

Ganiu ka thënë se Kasami publikisht i gënjeu tetovarët duke thënë se nuk do e takoj Ramën, e pas demantit që bëri kryeministri shqiptar, Ganiu thotë se në Lëvizjen Besa u trazuan ujërat dhe kanë filluar pëshpërimat për përgjegjësinë se kush e nxori tekstin.

Duke përdorur një shprehje popullore Ganiu ka thënë se zoti s’ta mer shpirtin pa mos me ta mar ftyrën.

Reagimi i plotë:

Gënjyen publikisht se kan ftesë nga Edi Rama dhe e luajtën populizmin duke na gënjyer se nuk shkojn në takim me Ramën rrena i ka këmbët e shkurta të nesërmen z.Rama i demantoi, e pas këtij turpi filluan të përshpërisin nëpër qytet se kush e nxori këtë lajm nëpër portale kush mba komunikimin me mediumet? Zëdhënësi i partisë, sekretari organizativ, apo ai gjeneral.
Unë pyes kush i mer vendimet në këtë parti , kuvendi qendror, kryesia qendrore, kryesia e ngusht, apo individ të caktuar, çfar funksioni kan organet e partis atëher nëse vendimet i mer prej në kafe ndonjë halabak? Ku jan strukur zëvendës kryetari i partisë nënkryetarët e partisë e intelektualët e partisë nëse u jepet mundësia për vendimarje, si e arsyetojnë ata këtë veprim para qytetarëve apo me përgjigjen se sna pyet kush neve, pse merni në qafë aktivistët e sinqert që ju vinë mbrapa nëse askush sju pyet! Si qytetar i thejshtë kam dyshimet e mia për ju si persona intelektual pas asaj që nuk reagoni ose sjeni intelektual ose i shërbeni dikujt tjetër ose smerni erë nga politika, edhe pyeteni veten, pse jeni ende napër kështu pozicionesh kur sju pyet kush. Ej vërtet si be na rejtët se nuk i shkoni në takim Ramës pa ju thir ai, imagjinoni kur rreni për kësi temash publikisht çka bëjni tu rejt për punë ma të vogla prapa kamerave.
Ka një thënie thotë: “Zoti sta mer shpirtin pa mos me ta mar ftyrën”, ka shkruar Ganiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments