-3.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti: Duam marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte...

Albin Kurti: Duam marrëdhënie fqinjësore me Serbinë, marrëveshja të zbatohet pa kushte dhe pa vonesa

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, ku tha se ka kërkuar që t’i ndihmojnë Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Më tutje, kryeministri përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. Ai tha se dëshirojnë zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

“Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments