Ministri i Jashtëm dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp, i pyetur edhe për kryetarin e komunës së Strugës, tashmë në Listën e Zezë të SHBA-ve, tha se ata si parti nuk mund ta shkarkojnë dot, sepse ai është i zgjedhur nga qytetarët e Strugës. Osmani theksoi se ata si parti mund të veprojnë vetëm në nivel partiak, ku dhe i janë ngrirë të gjitha pozicionet në BDI, por nuk mund veprojnë më tutje sepse tejkalojnë kompetencat e tyre.