6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTHE GUARDIAN / Wagner nuk do të luftojë më në Ukrainë, Prigozhin...

THE GUARDIAN / Wagner nuk do të luftojë më në Ukrainë, Prigozhin refuzon ta nënshkruajë kontratën e ministrisë.

The Guardian

Tash e tutje mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë në Ukrainë pasi udhëheqësi i tyre Yevgeny Prigozhin refuzoi të nënshkruajë kontratat me Kremlinin zyrtar. Sipas kreut të komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov, disa ditë para tentativës për rebelim, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se të gjitha grupet që kryejnë misione luftarake duhet të nënshkruajnë një kontratë me ministrinë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. Prigozhin nuk nënshkroi kontratat dhe u informua se ëagner nuk do të marrë pjesë në atë që Kremlini e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë, sipas Kartapolov, duke shtuar se kjo “nënkupton që financimi, burimet materiale nuk do të ndahen”.

Ndërkohë, zhvillimet tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë janë si në vijim: 

Kremlini ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me vendndodhjen e Sergei Surovikin mes raporteve të pakonfirmuara se gjenerali i ushtrisë ruse ishte arrestuar dhe po merrej në pyetje nga shërbimet e sigurisë. Inteligjenca amerikane ka pohuar se Surovikin, i cili më parë udhëhoqi forcën pushtuese në Ukrainë, kishte njohuri paraprake për kryengritjen e Prigozhinit, në të cilën mercenarët e ëagnerit pushtuan qytetin e Rostov-on-Don dhe u nisën në drejtim të Moskës përpara se të arrinin një marrëveshje amnistie. Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna. I pyetur nëse Kremlini mund të sqaronte situatën me Surovikin, zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha: “Jo, për fat të keq jo. Prandaj ju rekomandoj ta kontaktoni ministrinë e mbrojtjes. Kjo është prerogativa e saj”.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se tani është koha që SHBA-të të përpiqen ta ndërmjetësojnë një zgjidhje paqeje të negociuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se Vladimir Putin është “dobësuar disi” nga rebelimi i lënë në gjysmë i ëagner-it. “Unë dua që njerëzit të ndalojnë së vdekuri për këtë luftë qesharake”, deklaroi Trump për Reuters në një intervistë. Trump tha se gjithçka do të ishte “subjekt i negociatave” nëse ai do të ishte president.

Ish zëvendës presidenti amerikan Mike Pence u takua me Volodymyr Zelenskiyn gjatë një udhëtimi të papritur në Ukrainë. Pence është kandidati i parë presidencial republikan që takohet me presidentin ukrainas gjatë fushatës amerikane. Pence i tha NBC News se “ardhja këtu si një qytetar privat… thjesht e ngurtëson vendosmërinë time për të bërë pjesën time, për të vazhduar të bëj thirrje për mbështetje të fortë amerikane për miqtë dhe aleatët tanë ukrainas”.

Rusia e ka përjashtuar Zvicrën si vendndodhje për bisedimet e paqes, duke thënë se ajo e ka “humbur statusin e saj si shtet neutral” pasi i ka mbështetur sanksionet e BE-së. Ambasadori i Rusisë në Zvicër tha se Moska nuk mund të pranojë asnjë samit paqeje të organizuar nga Zvicra për Ukrainën pasi ajo iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër vendit të tij, duke shtuar se Zvicra kishte humbur reputacionin e saj për neutralitet.

Bashkimi Evropian po e shqyrton vendosjen e një takse mbi interesin e bërë nga paratë e ngrira ruse që mund të mbledhë rreth 3 miliardë euro në vit për ta ndihmuar rimëkëmbjen e Ukrainës nga lufta. Një “kontribut i papritur” do të diskutohej nga liderët e BE-së në një samit aktual të Këshillit Evropian në një përpjekje për të shfrytëzuar vlerën e fondeve sovrane ruse të bllokuara nga sanksionet.

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një restorant picash në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, është rritur në 12, duke përfshirë katër fëmijë. Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës tha se të paktën 56 persona u plagosën, disa në gjendje kritike, kur dy raketa Iskander e qëlluan restorantin në qendër të qytetit të martën në mbrëmje. Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka vrarë dy gjeneralë ukrainas dhe deri në 50 oficerë në një sulm me raketa kur iu referua këtij sulmi.

Agjencia e inteligjencës e Ukrainës SBU ka arrestuar një vendas të cilin e akuzon se i ka ndihmuar rusët ta kryejnë sulmin në Kramators pasi i njëjti i ka dërguar video-pamjet e kafenesë tek ushtria ruse.  

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ia refuzua ka thirrjet nga Uashingtoni dhe Kievi për të armatosur Ukrainën për shkak të “shqetësimeve që nuk mendoj se i ka ndonjë nga aleatët perëndimorë të Ukrainës”. Netanyahu tha në një intervistë me ëall Street Journal se Izraeli ka nevojë për “lirinë e veprimit” në Siri, ku Izraeli shpesh i bombardon objektivat iraniane pranë forcave ruse. Ai tha se ka gjithashtu frikë se armët izraelite mund të kapen në Ukrainë dhe t’i dorëzohen Iranit.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit hungarez ka refuzuar një propozim për të caktuar një votim për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO për javën e ardhshme.Moska zyrtare ka thënë se po hap çështje penale kundër atyre për të cilët pretendon se ishin 160 mercenarë nga 33 vende të ndryshme që kanë vepruar dhe ende veprojnë në emër të forcave ukrainase në Rusi./The Guardian-Kallxo.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments