12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArben Taravari-ASH: BDI për momentin ka desinkronizim total

Arben Taravari-ASH: BDI për momentin ka desinkronizim total

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari theksoi se partia e Ahmetit e cila për 20 vite ndodhet në pushtet, për momentin ka desinkronizim total.

Taravari këto komente i bëri në emisionin “Win Win” në TV Telma. Ai këtë e ndërlidhi me veprimet e “Grupit të Zjarrit”, futjen e Ramiz Merkos në Listën e Zezë të ShBA-ve dhe zhvillime të tjera brenda këtij subjekti.

“Kjo që po ndodh në BDI është diçka e çuditshme. Ndodh desinkronizim aty”, nënvizoi Taravari.

Në lidhje me sulmet e partisë së Mickoskit ndaj BDI-së, kreu i ASH-së, u shpreh se VMRO-DPMNE ndoshta në pavetëdije e bën këtë me çka e rrit rejtinngun e partisë së Ahmetit.Ai nuk përjashton mundësinë që këto dy partitë politike po bëjnë fushatë me njëra-tjetrën, praktikë që ka ndodhur edhe më herët mes tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments