Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe të shtetit amerikan, Ajova, shprehën të hënën përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa nënshkruan të hënën në Prishtinë një marrëveshje që përfshinë nga gamë të gjerë sektorësh.
“Kjo marrëveshje do të luaj rol jetik në zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të ndërsjellë përfshirë arsimin, kulturën, turizmin, bujqësinë, tregtinë e fushën e energjisë si dhe do të krijojë instrumente për koordinim të shtuar në mes të dy vendeve tona edhe në fushën e mbrojtjes një bashkëpunim që ka qenë esencial ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ajova National Guard por mbi të gjitha marrëveshja e nënshkruar sot do t’i hap rrugë përafrimit të drejtpërdrejt dhe përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve tanë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas nënshkrimit të dokumentit me Guvernatoren e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds, e cila po qëndron në Kosovë.
“Besoj dhe është e qartë se marrëdhënia jonë e veçantë është ndërtuar në themel të fortë të vendosur nga partneriteti më i lartë i suksesshëm i sigurisë mes nesh, Gardës Kombëtare të Ajovas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që vazhdon të lulëzojë edhe tani”, tha zonja Reynolds.
Thank you, @IAGovernor Kim Reynolds for your friendship and continued support.
This visit marked an important new milestone in our growing partnership, and with the signing of today's agreement, we reaffirm our readiness to continue building on our excellent cooperation. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/PspJBLroRt
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 26, 2023