17.9 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeNipi i Ali Ahmetit flet për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” në...

Nipi i Ali Ahmetit flet për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” në Shkup

Drin Ahmeti, djali i vëllait të Ali Ahmetit, konfirmon për “Makfax” se kompania e tij po blen qendrën tregtare “Soravia”, që gjendet në qendër të Shkupit.

Ahmeti tregon se paratë me të cilat bëhet blerja dhe shitja janë të ligjshme dhe për marrëveshjen e biznesit nuk e kanë ndihmuar lidhjet e tij familjare, as babai Fekri dhe as xhaxhai i tij Ali Ahmeti.

“Asnjë nga lidhjet e mia familjare nuk më ka ndihmuar në blerjen e aksioneve në ‘Soravia Center’”, thotë biznesmeni i ri Drin Ahmeti.

I pyetur për origjinën e parave, ai nuk ka dhënë përgjigje. Ai iu referua fshehtësisë së kontratës, ndërsa përgjigjen me gjitha detajet do ta bëj publike në muajin shtator.

Drin Ahmeti është i bindur se të gjitha paratë janë të ligjshme.

“Ajo që mund të them tani është se i gjithë kapitali vjen tërësisht nga aktivitetet e biznesit të huaj të kompanisë sonë dhe partnerëve tanë, gjithçka është legjitime dhe lehtësisht e provuar”, shtoi ai për Mafax.

Sipas informacioneve nga Regjistri Qendror, Drin Ahmeti është pronar dhe menaxher i tri kompanive, përkatësisht: “Thor Industries” që blen “Soravia”; “Helios Impianti” nga Kërçova për prodhimin e energjisë elektrike; “Everest JD”, e cila po ashtu është nga Kërçova dhe merret me ndërtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments