Nevojitet t’i përmbahemi Udhërrëfyesit të bashkësisë ndërkombëtare për qetësim të situatës, me përkujtim se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë detyrë të mundësojnë gjendje të qetë dhe të sigurtë në komunat veriore të Kosovës, njoftoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në Tuiter.
“Në cilësi të ministrit të Punëve të Jashtme dhe kryesuesit të OSBE-së, bisedova me shefat e diplomacive të Serbisë dhe Kosovës. E përsërita thirrjen time për qetësim urgjent në komunat veriore në Kosovë”, u shpreh Osmani.
Sipas tij, me rëndësi kyçe është që Serbia të mundësojë qasje urgjente deri te policët e arrestuar dhe t’i lirojë.