6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHaxhiu: Serbia është adresa ku duhet kërkuar drejtësi për 20 mijë viktima të...

Haxhiu: Serbia është adresa ku duhet kërkuar drejtësi për 20 mijë viktima të dhunës seksuale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dhuna që është përjetuar tek gratë dhe burrat gjatë regjimit serb është krimi më mizor, i cili nuk është dënuar.

Ajo tutje ka shprehur se Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi dhe se 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as falen, shkruan Gazeta10.

‘’Dhuna seksuale gjatë luftës, e përjetuar mbi trupat e grave dhe të burrave, është krimi më i rëndë dhe mizoria e cila ende nuk është dënuar e as nuk është vendosur drejtësi për këtë. Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t’i kërkohet Serbisë t’i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi. Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut. Rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as të falen. Do të punojmë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë’’, ka shkruar ajo./Gazeta10

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments