7.3 C
Tetovo
E shtunë, 17 Maj, 2025
BallinaLajmeRrëmbimi i tre policëve , Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë

Rrëmbimi i tre policëve , Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë

Sot në mëngjes ora 7,30minuta është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Mbledhjet e Këshillit u zhvillua nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Në orën 08:30 kryeministri Kurti dhe ministri i Brendshëm Sveçla do të dalin në konferencë për media.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë marrë peng nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments