20.1 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeKidnapimi i policëve kosovarë, Vjosa Osmani: Serbia s’është e interesuar për paqe,...

Kidnapimi i policëve kosovarë, Vjosa Osmani: Serbia s’është e interesuar për paqe, zyrtarët të lirohen pa asnjë kusht

Presidentja e Republikës së Kosovës është deklaruar rreth zhvillimit të fundit në veri të vendit, gjegjësisht kidnapimit të policëve të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani pohoi se me rastin e sotëm, Serbia po tregon që nuk është e interesuar për paqe..

“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e presidentes.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments