Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive ka reaguar me një thënie të babait të saj, Jusuf Gërvallës.
Ajo citoi thënien e Jusuf Gërvallës duke thënë se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”.
Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje nga Edi Rama, vendim këtë të cilin e bëri të ditur përmes një konference për shtyp.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut, anulimi i kësaj mbledhjeje u bë njëanshëm, dhe se i njëjti kishte në plan të sjellte një mori marrëveshjesh në të mirë të qytetarëve të të dy shteteve.