Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë lidhur me drafin e propozuar nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në një konferencë për mediat Kurti tha se këtë draft kryeministri Rama le t’ja propozojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.
“Nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draft ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Padyshim që kryeministri Ram beson që ky është një model i duhur, një model i mirë, do duhej që këtë t’ia bënte presidentit të Serbisë për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama, që modeli i tij është i mirë dhe i duhur, në vend që të propozohet në Paris dhe në Berlin, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët”, tha Kurti.
Ndërkohë, më herët lidhur me këtë draft të propozuar nga kryeminsitri Edi Rama reagoi edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në një nga televizionet serbe, Vuçiç tha se nuk ka të drejtë të bëjë propozime të tilla.