Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi është anuluar mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton GazetaBlic.
Ai përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Edi Rama po tregohet dorëshlirë me interesat kombëtare.
“Nuk janë të paktë shembujt në histori, përfshirë edhe historinë e re, kur politikanë para fundit të tyre e në kërkim të shpëtimit janë treguar dorëshlirë me interesat kombëtare. Rama duket të jetë i radhës. Tjetër shpjegim është vështirë të ketë për sjelljet e tij”, shkroi Bajqinovci.
“E megjithatë fundi për ta nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Historia i njeh vetëm veprat. Jo arsyetimin e as pishmanin”, përfundon shkrimi i tij.