10.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti / Familja Makolli ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore.

Ali Ahmeti / Familja Makolli ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore.

Sot, për nder të atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli, në shtëpinë e tij, në Kodrën e Trimave në Prishtinë u zbulua pllaka përkujtimore. Me këtë rast, u vlerësua kontributi i tij dhe i familjes së tij për çështjen kombëtare. Shasivar Makolli u cilësua si figurë emblematike.

Veprimtari dhe një nga drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ali Ahmeti u shpreh se sot kujtohet bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i kohërave më të vështira që ka përjetuar kombi shqiptar. Në ceremoninë e organizuar nga Shoqata “Lëvizja”, Ahmeti tha se familja Makolli ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore.

“Sot përkujtojmë Shasivar Makollin, i cili asnjëherë nuk iu shmang as rrezikut, as veprimit, për të realizuar qëllimet, idealet e kombit dhe jo vetëm, por e tërë familja Makolli, duke përfshirë këtu dhe babain e tij, bacin Avdyl, i cili në moshë të shtyer ishte i paepur, po s’ka se si dera e fisme të mos ketë atë frymëzim..i pamposhtur në të gjithë betejat. Unë dua ta kujtojë tërë këtë familje këtu, që ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore, e lëvizjes së rezistencës, pa përjashtim. ”, tha Ahmeti.//KosovaPress

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments