Gjatë ditës së djeshme është mbajtur ekspozita “AdAstra” volumi i dytë i artistit Tetovar, Valmir Aziri që u hap për art dashësit në Galerinë Kombëtare – Shkup,tek objekti: “Stacioni i vogel”. Ekspozita e djeshme e Azirit është e gjashta me radhë ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Zemra mal, mbramë u hap ekspozita ime e gjashtë personale e titulluar Ad Astra vol 2, u nderova nga shumë miq, familjar, kolegë e student!
Dhurova 2 piktura për dy personalitete shumë të rëndësishëm për mua dhe shoqërin tonë, Prof.Doc, Valon Asani dhe Mr, Faton Ahmeti!
I nderuar nga Prof. Nora Halimi për fjalën e shkruar dhe zërin që u ka dhënë pikturave të mija!
Falemenderoj Avni Qahilin për modermin ekselent të eventit dhe Sara Bajramin për recitalin mbreslanës!
Prof. Shkelzen Baftajrin dhe Besarta Murtezanin, falemenderit!
Falemenderim deri tek Drejtoresha e Galerisë Kombetare Dita Starova Qerimi!
Një falemenderim i posaçëm deri tek miku im Hisni Hakiku, pronari i “Mulliri Vjeter”
Si dhe asgje nuk do bëheshte pa ndihmen e kabintetit tim, Vildane Abazi, Arieta Aliu, Egzon Ossmani, Lulzim Selami, Kaltrina Veliu! ”