16.5 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeGjatë vitit 2022 në Kosovë u regjistruan 31.420 lindje,tamam një qytet ...

Gjatë vitit 2022 në Kosovë u regjistruan 31.420 lindje,tamam një qytet …

Në vitin 2022, janë regjistruar 31 420 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.

Këto statistika janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku ka njoftuar se prej këtyre lindjeve të regjistruara, 22 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 615 janë

meshkuj (51.3%) dhe 11 017 janë femra (48.7%), transmeton Zeri.info.

Kurse, jashtë Kosovës janë kryer 8 788 lindje.

Të lindur binjak në vitin 2022 (brenda dhe jashtë Kosovës) janë regjistruar 810 foshnje.

Më së shumti lindje të gjalla (brenda dhe jashtë Kosovës), ishin sipas grup-moshës së nënës (25-29 vjeç) me 10 671 lindje.

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje)./Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments