11.8 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeKryeministri Albin Kurti ,tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet e reja...

Kryeministri Albin Kurti ,tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës mund të bëhen, por pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit.

Sipas të parit të Qeverisë kjo nënkupton se duhet të jenë zgjedhje të lira, fer e demokratike dhe fushatë parazgjedhore poashtu e lirë.

“Po zgjedhje të reja, por pas sundimit të ligjit dhe përgatitjes së terrenit. Kjo nënkupton se s’mund të jenë vetëm zgjedhje pa incidente, por duhet të ketë zgjedhje të lira, fer e demokratike në njërën anë dhe në anën tjetër fushatë parazgjedhore të lirë, fer e demokratike”, është shprehur Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se është i gatshëm për diskutime e bisedime, por ka ritheksuar se “Republikën e Kosovës nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste”.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, Republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, ka thënë Kurti.

Këto deklarata Kurti i bëri para mediave pas aktivitetit të xhudos që është mbajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ai gjithashtu foli edhe për “ultimatumin” nga ndërkombëtarët, për të cilin tha se nuk e ka marrë një të tillë, vetëm se atyre u ka ofruar një mënyrë të sigurt për dalje të qëndrueshme nga kriza në komunat veriore të Kosovës.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi. U takuam me emisarët dhe u kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale. Së pari është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, u shpreh Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments