Zëdhënësi i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, tha se janë të gatshëm të dalin nga Qeveria, nëse VMRO-DPMNE-ja opozitare i voton ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të kësaj Qeverie gjithëpërfshirëse, pa BDI, shkruan Zhurnal.
“BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI deri në zgjedhje, nëse opozita përkrah ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj Qeverie”, ka shkruar Osmani në Facebook.