Sipas një ankete të Institutit Amerikan NDI, VMRO-DPMNE do ti fitoj zgjedhjet e ardhshme, ndërsa LSDM radhitet e dyta.
Tek kampi shqiptar kryeson BDI, më pas radhitet Lëvizja BESA, ndërsa e treta është ASH.
Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare:
21,5% të anketuarve janë deklaruar se do të votonin për VMRO-DPMNE-në,
13,9% për LSDM-në,
6,2% për BDI-në,
3,6% për Lëvizjen Besa,
3,4% për Aleancën për Shqiptarët,
2,9% për Levicën,
1,7% për Maksim Dimitrievskin
Këto qëndrime janë dhënë nga 1.0003 qytetarë të anketuar mbi 18-vjeç. Hulumtimi u realizua nga 13-24 prill i vitit 2023, nga Tim Institut dhe u financua nga Fondi nacional për demokraci NED. Margjina e gabimit është +/-3.09%
16,7% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin fare të votojnë. 8,5% të tjerë nuk kanë dhënë përgjigje, ndërkaq 18,3% kanë thënë se “ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë”.