9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti e njofton Lajçakun e Escobarin për emërimin e Sllagjana Pantoviqit, flet...

Kurti e njofton Lajçakun e Escobarin për emërimin e Sllagjana Pantoviqit, flet edhe për ulje të tensioneve

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, për emërimin e Slagjana Pantoviqit në pozitën e nënkryetares së Komunës së Zveçanit.

Kjo është kuptuar nga pamjet e takimit mes Kurtit dhe dy emisarëve, e ku Kurti dëgjohet duke folur edhe për ulje tensionesh në veri.

Vendimi për emërimin e Pantoviqit është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, gjatë ditës së hënë.

Ndryshe, Sllagjana Pantoviq ka qenë kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit.

Pak para zgjedhjeve të 23 prillit, në një intervistë për KosovaPress, Pantoviq kishte akuzuar Listën Serbe se e kishte shndërruar veriun si një Kore të Veriut ku serbët lokalë jetojnë në terror.

Pantoviq, pati thënë se se të gjithë serbët në veri janë të detyruar të zbatojnë urdhrat që vinin nga Lista Serbe, nëse i kërkohej të shkonin në tubime ishin të detyruar të dilnin, gjithashtu nëse iu kërkohej të dilnin në barrikada duhej që serbët të dilnin në barrikada.

Pantoviq, që me profesion është juriste, pati thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, është i domosdoshëm dhe në të mirën e të gjithëve./Gazeta10

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments