7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti priti në takim disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës...

Ali Ahmeti priti në takim disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, shoqëruar nga ambasadorët e dy shteteve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim deputetët, anëtarë të komisioneve për çështje europiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shoqëruar nga ambasadorët e dy vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti mirëpritëm sot në takim deputetët, anëtarë të komisioneve për çështje europiane në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ambasadorët Fatos Reka dhe Florian Qehaja.
Bashkëveprimi ynë duhet të thellohet në çdo instancë institucionale për të përshpejtuar hapin e integrimit tonë europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments