7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Edhe këtë vit në buxhet parashihen para për subvencionimin e...

Fatmir Besimi: Edhe këtë vit në buxhet parashihen para për subvencionimin e energjisë elektrike

Përkrahja në formë të subvencioneve për lehtësimin e efekteve të krizës energjetike do të vijojë edhe këtë vit.

Në buxhet parashihen mjete për këtë destinim, me të cilat do të përkrahen qytetarët, por edhe kompanitë e vogla dhe të mesme për uljen e nivelit të efekteve të krizës energjetike, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në emisionin Win Win.

“Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 225 milionë euro për përkrahјen e qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, prej të cilave një pjesë është destinuar për EMV-në”, theksoi Besimi dhe shtoi se edhe BashkimiEvropian ka ndarë 84 milionë euro – grant për përballimin e krizës energjetike për këtë vit.Ministri theksoi se efektet e subvencioneve vihen re në llogaritë e energjisë elektrike që marrin qytetarët, ku shënohet se sa është subvencioni që marrin, sepse ato janë paratë e tyre që rezultojnë nga tatimet që paguajnë.

“Qytetarët duhet të dinë se ku i shpenzojnë paratë e tyre, ndërsa politika e Qeverisë është që t’i japë ato subvencione”, nënvizoi Besimi. Ministri theksoi se gjatë sezonës së kaluar të ngrohjes, Qeveria ka përkrahur qytetarët dhe kompanitë me gjithsej 400 milionë euro, nëpërmjet subvencionimit të SHA EMV-së, për përballimin e krizës energjetike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments