Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një fotografi të politikanit shqiptar në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti me babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ahmeti ka qenë për vizitë në Burojë të Drenicës tek familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë derisa gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve ka filluar.
“BURRA”, ka shkruar Rama bashkëngjitur me fotografinë e postuar në Facebook.