6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeA SH - Tetovë / Kaosi urbanistik, ndërtimet pa leje ose në...

A SH – Tetovë / Kaosi urbanistik, ndërtimet pa leje ose në kundërshtim me lejet e dhëna vazhdojnë të lulëzojnë në qytetin e Tetovës.

Kaosi urbanistik, ndërtimet pa leje ose në kundërshtim me lejet e dhëna vazhdojnë të lulëzojnë në qytetin e Tetovës. Edhe pse kjo dukuri ishte kryefjala e fushatës së zgjedhjeve të fundit lokale, në retorikën e Kryetarit aktual, Bilall Kasami, i njëjti vazhdon me avazin e vjetër duke mbyllur sytë dhe duke lejuar ndërtimet në kundërshtim me ligjin.

Një nga rastet e tilla është ndërtesa e ngritur përreth rrugës industrial, e cila sipas dokumentacioneve zyrtare ka leje për përdhese, shtatë kate dhe një nënkulm, ndërsa objekti posedon një kat më tepër në nënkulm, nga ajo që figuron në lejen e dhënë pikërisht nga Komuna e Tetovës.

Pyesim publikisht Kasamin dhe autoritetet komunale në Tetovë, përse heshtin për rastet e këtilla, përse inspektorati nuk del në terren dhe a ka në këtë rast marrëveshje të fshehta, ashtu sikur ai vetë ka akuzuar se janë bërë në të kaluarën?

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments