Kryeministri shqiptar Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar se shteti shqiptar në bashkëpunim me kompaninë Timak, e kanë gati planin për prodhimin e makinës shqiptare.
“Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar”, ka shkruar Rama.