Njëra nga mundësitë sipas legjislacionit që ka Kosova për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, është që kryetarët aktual në veri të japin dorëheqje. Por sipas ligjeve në fuqi, ka edhe një formë tjetër që të shkohet drejt zgjedhjeve. Opozita thotë se këtë duhet të e vendosin vetë kryetarët aktual, që sipas tyre kanë rrezikuar në situatën që është në veri.
Banorët e 4 komunave veriore të Kosovës, mund të kenë sërish mundësinë për të votuar, më rast se kryetarët aktual vendosin të japin dorëheqje.
Organizimi i zgjedhjeve të reja në këtë komunë, është njëra nga kërkesat që Bashkimi Evropian, pas tensionimit të situatës në veri.
Përveç dorëheqjeve, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, është edhe një mundësi tjetër.
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se “Së dyti është mundësia e largimit të kryetarëve me procese të votimit që në esencë janë mini referendume. Ku kërkohet që 20 për qind e votuesve më të drejtë vote të iniciohet kërkesë tekë kryetari i Kuvendit të Komunës, kjo përcillet në KQZ, pastaj KQZ organizon një lloj referendumi ku qytetarët pyeten se a jeni për apo kundër largimit të kryetarëve aktual. Në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejtë vote atëherë presidentja e shpall sërish zgjedhjet e jashtëzakonshme”