6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi pjesë e takimit të spikerëve parlamentar të vendeve anëtare të...

Talat Xhaferi pjesë e takimit të spikerëve parlamentar të vendeve anëtare të NATO-s

Në organizim të Sejmit të Republikës së Lituanisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, që do të mbahet prej më 2 deri 3 qershor 2023 në kryeqytetin e Lituanisë, në Vilnus.

Si[ informon Sh;rbimi p;r shtzp i Kuvendit, në përbërje të delegacionit janë deputetët Mile Talevski, Dragan Kovaçki dhe Vjollca Ademi.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare në NATO, kryetarja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, Zhoel Gerio Mejlam, ndihmës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s për Diplomaci Publike, Baiba Brazhe në emër të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryetari i Verhovna Radës së Ukrainës, Rusllan Stefançuk.

Kryetari i Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe Kryetarja e Sejmit, Viktoria Çmilite Nilsen, me fjalimet e tyre hyrëse do e hapin këtë eveniment i cili mbahet për të parën herë në historinë e NATO-s në këtë format.

Diskutimi është ndarë në tre panele: Sfida globale, partnerë globalë, NATO global, Transformimi i brendshëm: Rritja e harxhimeve për mbrojtje, përforcimi i forcave të parandalimit dhe mbrojtjes, Ukraina e fuqishme dhe e pavarur: Plani për mbështetje afatgjate të Ukrainës, ndërsa Kryetari Xhaferi, nga ana e organizatorëve është paraparë të jetë folësi kryesor në panelin e parë.

Në margjinat e takimit, për pjesëmarrësit është parashikuar ndjekje e stërvitjes demonstruese të realizuar nga grupi luftarak i NATO-s “Prezencë e derdhur e përforcuar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments