11.6 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaOpinionReagim ndaj shkrimit “IKNI QË TË DY” të Prof. Sabaudin Zhutës

Reagim ndaj shkrimit “IKNI QË TË DY” të Prof. Sabaudin Zhutës

Ismet Sylejmani

Gangsterët dhe kollumnistët sharlatan, të analizave me porosi dhe kalemxhinjtë e kafeneve sikur ky Prof. Sabaudin Zhuta, që në start të bindin, se fundin e shikimit jo vetëm se e kanë me dioptri, por ajo do të jetë sa fundi i shishes së coca colës,ngase do të ju trashet dioptria e të shikuarit, sepse jo vetëm nuk e mirëmbajnë, por e ushqejnë për faqe të zezë!
Këta përfaqësues të kësaj vije, jo vetëm në shpirt janë shpirtngushtë, por më vonë ata bëhen edhe të bezdisshëm dhe agresiv në mendime e në shkrime, sepse mbeten të falimentuar dhe të braktisur, prandaj me porosi armiqësh të palcës së kombit ose në raste të ndryshme edhe pavetëdijshëm, godasin në vlera të përgjitshme, e në arritje të mëdha historike dhe në mënyrë të veçantë te bartësi i proceseve, te Ai për të cilin, kur të lexosh paqavurën e këtij alamet profesori, bindesh se ky e ka të bllombuar arterien e cila vlerëson arritjet e fitoreve kombëtare e historike!

Ndonëse ke arritur gradën shkencore Profesor, uroj që ta keni fituar me meritë, dhe nëse je vërtetë profesor, atëherë si nuk ke turp të ia lejosh vetës e të kërkosh të iki ose të largohet Ali Ahmeti nga drejtimi politik e kombëtar në Maqedoninë e Veriut në veçanti dhe nga drejtimi i Kombit në përgjithësi!

Në vend se të lutesh për jetëgjatësi e të urosh shëndet të mirë për luftëtarin e madh kombëtar dhe ilegalin e famshëm Abaz Gjukën-Ali Ahmetin;
Në vend se të lutesh për jetëgjatësi e të urosh shëndet të mirë për themeluesin e UÇK-së Ali Ahmeti;
Në vend se të lutesh për jetëgjatësi e të urosh shëndet të mirë për Kryekomandantin e UÇK-së Ali Ahmeti;
Në vend se të lutesh për jetëgjatësi e të urosh shëndet të mirë për arkitektin e Marrveshjes së Ohërit Ali Ahmeti;
Në vend se të lutesh për jetëgjatësi e të urosh shëndet të mirë për shqiptarin e madh dhe birin besnik të popullit, Atdheut dhe Kombit, dalëzotësin historik të fatit kolektiv shqiptar Ali Ahmeti;. etj., etj..
Ti z. Zhuta, gagrisesh dhe ia mbanë ison me akord, korit të armiqve të popullit shqiptar, e pse jo edhe u shërben kundërshtarëve të Tij, edhe nëse je edhe ti kundershtar, me këtë nivel që ke manifestuar, mbetesh me vetëm një petull në duar, pa asnjë peshqesh tjetër, se je treguar i ulët, ke koditur kundër bartësit më të madh të vlerave kombëtare dhe kundër figurës më të madhe të integrimit brenda shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe bartësit e simbolit të integrimit kombëtar!
Vërja gishtin kokës zotri, se nuk i thuhet ik Atij, që ka komanduar e luftuar për ta ta larguar pushtuesin nga vatra dhe ta ka çliruar Atdhun!
Vërja gishtin kokës zotri, se nuk i thuhet ik Atij, që të ka bërë zot në vatrën tënde dhe të ka krijuar përspektivë të barabartë e të gjithanshme në Atdhun tënd e të parëve tanë!
Vërja gishtin kokës zotri, se nuk i thuhet ik Atij, që ta ka bërë të mundur të flasësh e të shkruash shqip dhe kjo e garantuar me ligj në Maqedoninë e Veriut!
Vërja gishtin kokës zotri, se nuk i thuhet ik Atij, që ta ka bërë të mundur ta përdorësh i lirë dhe të lirë flamurin kombëtar shqiptar dhe të garantuar me ligj në Maqedoninë e Veriut!

Z. Zhuta nuk i thuhet ik Atij që është miku e aleati më i madh dhe më i besuari i aleatit më të madh të Kombit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Në historinë moderne të fundshekullit dhe të pas luftës heroike të UÇK-së e të bombardimit të Serbisë pushtuese nga NATO, Ali Ahmeti radhitet në mesin e Udhëheqësve të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit, dhe me të drejtë krahasohet në planin kombëtar dhe politik me Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën e Albin Kurtin, dhe me shumë figura të tjera politike progresive kombëtare!
Duhet të jeshë i lumtur që fati i jetës ta ka sjellur që të jetosh në epokën e Ali Ahmetit!
Epoka e Ali Ahmetit, ta ka bërë realitet ëndrrën e stërgjyshërve dhe gjyshërve, madje edhe Tënden, që të jetosh i lirë dhe i barabartë në tokën e të parëve në Maqedoninë e Veriut!

“IKNI SA MË PARË, madje që të dy…”
Ali Ahmeti është një dhe i vetëm, i pashembullt, unikat, i paparë dhe i padegjuar në historinë e lavdishme dhe shumë shekullore të popullit shqiptar!
Ali Ahmeti është një nuk është dy!
Ali Ahmeti është i paarritshëm, nuk mund të matet asnjë me Të!
Ali Ahmeti nuk futet dot në shtratin e prokrustit, kot e ke ti dhe të gjithë ata të sojit tuaj!
Merru me profesionin tënd të artit të muzikës zotri Prof. Sabaudin Zhuta, mos u bëni tellalë të armiqve dhe kundërshtarëve dhe madje edhe pengesë e proçeseve të sukseseve të mëdha që po vijnë, e që janë pjesë e strategjisë gjeniale të Udhëheqesit të madh të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!
Kur në Atdheun e lirë e të çliruar, jeta është barabartë, qëndrimi dhe levizjet brenda ose jashtë tij, janë të lira, janë të pakushtëzuara!
Lëvizja e lirë është një nga vlerat universale!
Veçanërisht kur të përfundojë Koridori historik, Koridori 8-të!

Prishtinë, 28 Maj 2023!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments