-0.2 C
Tetovo
E diel, 9 Shkurt, 2025
BallinaLajmeTensionet në veri të Kosovës, Kurti nuk jep koment: Do të përgjigjem...

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti nuk jep koment: Do të përgjigjem në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, teksa ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

I pyetur nga mediat lokale Kurti tha se për këtë çështje do të përgjigjet ne Prishtinë.

Nuk dihet nëse pritet ndonjë konferencë për media në Prishtinë nga kryeministri Kurti.

Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë për të penguar policinë, që po ndihmon kryetarin e ri të hyjë në Komunë.

Tensione ka dhe në komunat e tjera, të cilat tani drejtohen nga kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Një ditë pasi bëri betimin, kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hyjë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë. Aty janë parë edhe ish-zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Gjithashtu, raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet komuna dhe stacioni policor.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments