Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.
Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka hyrë tashmë në zyrën e komunës.