Para deputetëve është Ligji për planifikim urbanistik që është i dyti nga pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Edhe pse një numër i madh i deputetëve u paraqitën për ta marrë fjalë, në sallën të pranishëm janë vetëm dhjetëra prej tyre. Opozita edhe për këtë ligj me një sërë vërejtjesh, thonë se edhe pse pushteti ka vendosur flamur europian, nuk ka asgjë të përbashkët me harmonizimin me rregullativat e BE-së, duke thënë se ndryshimet janë të kundërta me sundimin e së drejtës dhe se do të nxisin kaos në urbanizëm.
“E gjithë puna është kthyer mbrapsht vetëm për shkak të kërkesës që me këto propozim ligjet të maskohet krimi dhe korrupsioni i lartë, që janë në marrëveshjen e lidhur për korridoret e Artanit dhe Kovaçevskit. Për ndryshimet e këtilla urbanistike ku suspendohen të gjitha procedurat e deritanishme, me këtë vetëm po ndërtohen muskuj dhe do të ketë pasoja edhe për komunat edhe për shtetin edhe për ngritjen e kaosit në këtë sferë”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Opozita po udhëheq politika të ulëta që nuk përputhen me realitet, ligjet për korridoret që paraprakisht nuk u vendosën në rendin e ditës së komisioneve të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, andaj duhej të vendosnim flamur europian, u kundërpërgjigj Bajram Kadria nga BDI.Shqyrtimi i ligjit për planifikim urbanistik po zhvillohet në sallën e madhe ndërsa njëkohësisht në sallën tjetër po rrjedh dita e dytë nga shqyrtimi i ligjit për ndërtim në Komisionin për çështje europiane. Dje në seancë plenare mbaroi debati për ligjin për marrëdhëniet pune por votimi i ligjeve do të caktohet në mënyrë shtese pas mbarimit të shqyrtimit për të gjitha zgjidhjet ligjore.