9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrivolak, stërvitje e madhe ushtarake multinacionale"Përgjigje e shpejtë 23",nga data 22 maj...

Krivolak, stërvitje e madhe ushtarake multinacionale”Përgjigje e shpejtë 23″,nga data 22 maj – 2 Qershor.

Në stërvitjet ushtarake multinacionale “Përgjigje e shpejtë 23” nga data 22 maj deri më 2 Qershor do të marrin pjesë numri më i madh i ushtarëve deri më tani, edhe atë na NATO dhe vendeve tjera aleate të NATO-së, ndërsa RMV do të marrë pjesë me 500 pjesëtarë të Armatës.

Në këtë stërvitje ushtarake po ashtu do të marrin pjesë edhe 1.000 pjesëtarë të gardës nacionale nga shteti federal amerikan i Minesotës, si dhe pjestarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Qëllimi kryesor e kësaj stërvitjeje është rritje të aftësive për intervenim të bashkuar, të cilat do të jenë garantues për sigurinë e rajonit dhe të aleancës.”, – deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

Për herë të parë në poligonin ushtarak në Krivollak do të testohet teknologjia më e re si: Makina të robotizuara të pajisura me armatim nga projekti “Origjin” e forcave amerikane. Këto njësi do të shfrytëzojnë edhe helikopterët Çinok, Blek Hok, Apaçi, MI 8, si dhe pajisje tjera më të sofistikuara të cilat janë në përdorim të forcave amerikane.

“Armata e RMV-së po tregon se është e përgatitur dhe mirë e pozicionuar dhe e gatshme për t’u integruar me brigadën multinacionale, si dhe me forcat amerikane për Evropë. Me koncepte të reja strategjike dhe me investimin permanent në aftësitë kryesore ushtarake dhe po i tregojmë aftësitë tona kombinuese, kapacitetet tona të bashkuara për mbrojtje, ndaj të gjithë partnerëve tanë dhe aleatëve në Ballkanin Perëndimor.”, – theksoi zëvendësambasadori i ShBA-ve në RMV, Erik Mejer.

Stërvitja ushtarake “Intervenim i shpejt 23” është në organizim të forcave amerikane për Evropë dhe Afrikë, të cilët që nga viti 2019, iniciojnë stërvitje ushtarake në poligonin Krivolak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments