7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjorgiev kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi jep dorëheqje

Gjorgiev kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi jep dorëheqje

Këshilli Gjyqësor me 8 vota “për” dhe 4 “kundër” zgjodhi Sashko Gjorgievin, kryetar të ri të këtij institucioni. Ai tha se synon që fillimisht të kthejë besimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor mes njëri-tjetrit ndërsa më pas edhe besimin e qytetarëve në gjyqësorin e vendit, i cili aktualisht është shumë i ulët.

Përkundër interesit të lartë publik, ALSAT mëson që larg syve të medieve, ky institucion më herët ka mbajtur seancë në të cilën është tërhequr vendimi i kundërligjshëm i 26 prillit ku u “shkarkua” Vesna Dameva nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor si dhe në të njëjtën seancë, është votuar mosbesim ndaj saj ndërsa iniciuesi i atij vendimi skandaloz, Selim Ademi, kishte dhënë dorëheqje dhe e njëjta pritet të konstatohet ditëve në vijim. Në lidhje me këtë Gjorgiev shtoi se publiku deri tani ka parë shumë skena të pahijshme dhe sipas tij skandaloze të Këshillit Gjyqësor. Për këtë arsye, tha se ishte e nevojshme që t’i zgjidhin problemet me dyer të mbyllura.

“E di që nuk është transparente, megjithatë u gjendëm në një situatë të tillë ndërsa në përputhje me ligjin ku kjo ishte e nevojshme që të diskutojmë pa opionin publik, kemi pasur para publikut disa situata të cilat qytetarët i vlerësuan ata si të palejueshme, si skandaloze, për këtë arsye konsideroj që nuk gabuam që disa gjëra i rregulluam njëzëri me kolegët dhe arritëm në këto përfundime”, deklaroi Gjorgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

I pyetur nga gazetarët, Gjorgiev nuk tregoi se në bazë të cilës dispozitë ligjore kanë vendosur t’i përjashtojnë mediat dhe opinionin publik nga marrja e vendimeve aq të rëndësishme, në një kohë kur gjithë sytë e opinionit ishin të kthyera nga ata.

Ndërkaq edhe pse është anëtar i Këshillit Gjyqësor, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nuk mori pjesë në seancën e zgjedhjes së kreut të ri të Këshillit dhe as në seancën e mbyllur ku ishte marrë vendimi për shkarkimin për herë të dytë të Damevës.

Në këtë seancë mungoi edhe tashmë ish-kryetarja Vesna Dameva. Rikujtojmë që Sashko Gjorgiev është kryetari i tretë në afat prej më pak se pesë muajsh i Këshillit Gjyqësor. Dy të fundit, u larguan me akuza të rënda.

Gjegjësisht, muaj më herët Pavllina Cërvenkovska dha dorëheqje duke thënë se ka presione nga elita gjyqësore dhe e biznesit ndërsa Vesna Dameva, në prag të largimit tha se në Këshillin Gjyqësor ekzistojnë ndikime politike. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments