9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVijojnë pagesat nga të drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

Vijojnë pagesat nga të drejtat e mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës sociale informoi se sot filloi pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin prill 2023.

Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që zotërojnë një kartë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga dita e sotme, 4 maj 2023.

Për të shmangur bllokimet para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe degët e hapura të bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar në rend alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë:

04.05.2023 – A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, X, I, J, K, L, LL

05.05.2023 – M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments