12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Vajza ime me notë 9.18 rri në shtëpi, drejtoresha punëson shoqen e...

“Vajza ime me notë 9.18 rri në shtëpi, drejtoresha punëson shoqen e saj” (VIDEO)

“Vajza ime ka notë mesatare 9.18 dhe ajo rri në shtëpi fëmijët tjerë më ikën në kurbet” kështu e shprehet për TS një pensionist i cili ka shkolluar fëmijët për të qëndruar në vendlindjen e tij në Dobrosht të komunës së Tearcës.

Ai thotë se drejtoresha e shkollës “Faik Konica” në Dobrosht të komunës së Tearcës ka punësuar një shoqen e saj edhe pse ajo nuk i ka notat si vajza e tij.

Gazetari i TS, ka qëndruar mbi dy orë para derës së drejtoreshës për të marrë prononcim në lidhje me punësimin e shoqes e duke anashkaluar kandidaten me notën më të madhe që kanë konkuruar, por ajo nuk deshi të prononcohet madje sipas nxënësve ajo ka qëndruar në zyrë me derën mbyllur.

Vlen të theksohet se drejtoresha është bashkëshortja e shefit të arsimit të komunës së Tearcës që mund të kuptohet si nepotizëm.
Kryetari i komunës së Tearcës për TS ditë më parë u shpreh se është i njoftuar me rastin se si është emëruar drejtoresha, por ai tha se e ka gjetur këtë rast që nga kryetari i më parshëm.
Kryetari Nuhi Neziri u shpreh për TS se do të shqyrtojë këtë dhe mund të ketë masa të tjera madje u shpreh se mund të largohet nëse evindetohet se ka shkelje dhe nepotizëm, nëse nuk ka shkelje ligjire ka shkelje morale.

Nuk dihet nëse do të shkarkohet drejtoresha, por sipas inforamcioneve që ka TS në komunën e Tearcës emërimet e drejtërove në disa shkolla bëhen me presion nga një funksionar i komunës së Tearcës pa pëlqimin e kryetarit të komunës. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments