11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Vendim i shumëpritur, urime Kosovë liberalizimin e vizave

Ali Ahmeti: Vendim i shumëpritur, urime Kosovë liberalizimin e vizave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot të gjithë qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ahmeti në urimin e tij në Facebook shkruan se ky ishte një vendim i shumëpritur për Kosovën e cila ka dëshmuar gjithmonë orientimin e saj të palëkundur europian.

Urimi i plotë:

Përshëndes deklarimin e sotëm unanim të Parlamentit Europian pro liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, që konfirmon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj në zonën Shengen nga 1 janari i vitit 2024.
Një vendim i shumëpritur, reflektim i drejtë ndaj realitetit të pakthyeshëm të shtetësisë së Kosovës dhe orientimit të saj të palëkundur europian.
Urime .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments