12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaAustria uron Kosovën për heqjen e vizave

Austria uron Kosovën për heqjen e vizave

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka uruar Kosovën për heqjen e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë, ka uruar shtetasit e Kosovës për liberalizimin, duke thënë se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

“Ky është përmbushja e një kërkese të gjatë dhe shënon një moment historik të rëndësishëm për perspektivën e BE-së, urime”, thuhet në postim.

Ndryshe, miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtojë drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments