9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë shqiptare votoi në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave

Një shqiptare votoi në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave

Deputetët e Parlamentit Evropian votuan të martën heqjen e vizave për Kosovën, në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare që e dha votën pro.

Ajo është Arba Kokalari, e cila u zgjodh anëtare e PE-së nga Demokristianët suedez.

Kokalari tha se ka punuar gjatë për këtë moment.

“Jam shumë e lumtur që Parlamenti Evropian më në fund ka votuar pro liberalizmit të vizave për Kosovën. Unë kam ndihmuar në këtë për një kohë të gjatë. Është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Kokalari.

Nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments