2.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeGrubi: Atdhedashuria e Albanit me shokë le të jetë amanet i pavdekshëm...

Grubi: Atdhedashuria e Albanit me shokë le të jetë amanet i pavdekshëm ndër breza

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të rënies së Alban Ajetit.

Universiteti i Tetovës ruan të përjetshme kujtimet për studentin e tij dëshmor në luftën e drejtë të Kosovës, Alban Ajetin.

Në akademinë përkujtimore me rastin e përvjetorit të 24-të të rënies së tij heroike, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në prani të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Albanit, shprehëm respektin e thellë për veprën e tij heroike dhe sakrificën sublime në shërbim të lirisë së Kosovës.

Atdhedashuria e Albanit me shokë le të jetë amanet i pavdekshëm ndër breza dhe frymëzim në misionin për të trasuar rrugën e përparimit të kombit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Alban Ajetin dhe të gjithë dëshmorët e lirisë! LAVDI!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments