-2.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeAntikorrupsioni, ndikimi i politikës ende i lartë në rast të punësimit

Ndikimi i politikës akoma është i lartë në rast të punësimit të anëtarëve ose familjarëve të personave me ndikim publik, ky është konstatimi i anëtarëve të Komisionit për parandalim të korrupsionit.

Ky komision në mesin e shumë lëndëve, të cilat i ka trajtuar, ka qenë edhe rasti i punësimit të bashkëshortes së deputetit nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por në mungesë të fakteve nuk ka hapur procedurë për ndikim politik dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.  

“Punësim i bashkëshortes së deputetit, Martin Kostovski, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi kemi kërkuar ne si Komision për parandalim të Korrupsionit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm nga ana e MPJ, kemi mësuar se e njëjta është transferuar nga një vend pune në Kumanovë pa shpalljen e konkursit. E gjithë kjo lë dyshime për ndikim politik, por këtu nuk kemi mundësi për hapje të procedurës, sepse kjo është bërë në përputhje me ligjin. Ndoshta tek opinioni po shkaktohet një reagim se pse nuk po veprojmë, por ky ligj po ju mundëson Qeverive edhe kësaj, por edhe asaj të mëparshme për punësimin e anëtarëve të tyre të familjes.”, – deklaroi anëtari i komisionit, Goran Trpenovski. 

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, potencoi se mundësitë e këtij Komisioni janë të limituara, edhe pse në milion raste është kërkuar që ky ligj të ndryshohet. 

“Deri sa ligji nuk ndryshohet, do të kemi raste të tilla. Për fat të keq, asgjë më shumë në këtë rast nuk mund të bëjmë, në milion raste kemi apeluar që sistemi të largohet nga ndikimi politik, por për fat të keq këtu të gjithë po heshtin, ndërsa mundësitë tona në këto raste, aq na japin mundësi që të veprojmë.”, – theksoi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. 

Po ashtu, Komisioni për Parandalim të Korrupsionit ka bërë të ditur edhe emrat e 47 funksionarëve të emëruar, të cilët nuk kanë dorëzuar listën anketuese për pasurinë që kanë, si dhe kanë bërë publike edhe 11 zyrtarët, të cilët mbajnë më shumë se një detyrë zyrtare, e ku në mesin e tyre shumica janë avokat, e të cilët kanë edhe një detyrë tjetër. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments