-3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani takoi presidentin Ilham Aliyev

Bujar Osmani takoi presidentin Ilham Aliyev

Statusi i dialogut ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte tema kryesore e takimit të sotëm të kryesuesit të OSBE-së, ministrit Bujar Osmani me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftojnë nga MPJ.

“Besoj se situata mundëson angazhim konstruktiv përmes platformave të ndryshme ndërkombëtare dhe bilaterale në mënyrë që të arrihet një zgjidhje dhe një marrëveshje paqësore, e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe kështu edhe e qëndrueshme.”, tha Osmani në takimin me Aliyevin.

“OSBE-ja, me të gjitha sfidat me të cilat përballet, është ende një forum që është vërtet i interesuar për ta parë paqen në këtë rajon kyç”, shtoi Osmani.

“Isha veçanërisht i interesuar të dëgjoja për çështjen e integrimit të armenëve në Azerbajxhan dhe se si, pas shumë vitesh konflikti dhe tensioni, mund të rivendoset stabiliteti dhe besimi.”, tha Osmani.

Ai kërkoi mbështetje nga Azerbajxhani, si një partner i vjetër i OSBE-së, për zgjidhjen e çështjeve më urgjente të Organizatës dhe në këtë mënyrë për t’u përballur më mirë me sfidat e sigurisë që prekin Kaukazin e Jugut, si dhe rajonin më të gjerë të OSBE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments